Quantcast
Channel: Balkanblog
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2648

Wieviele EU Gelder sind durch Miroslav Buniq und seine Firma “Zagorje Tehnobeton” veruntreut worden?

$
0
0

Die Schrott Bauten im Kosovo, vor allem an Schulen sind eine Legende, denn ungehindert erhält die Firma “Zagorje Tehnobeton”, von dem Hashim Thaci Partner: dem Kroaten: Miroslav Buniq Gelder ohne Ende, obwohl er schon in Kroatien verhaftet war, wegen fiktiven Verträgen und Ausgaben, bei dem Autobahn in Kroatien. siehe auch Bechtel deren Bestechungs Geschäfte und warum der Kosovo ein “Schwarzes Loch” ist. In weitere Betrugs- und Korruptions Fälle in Kroatien ist Miroslav Buniq verwickelt.

Tags: Miroslav Bunic

Cehok and others refused bail, remain in investigative custody

18.01.2013 | 15:07 Corruption investigation

Cehok and others refused bail, remain in investigative custody

Former Varazdin mayor Ivan Cehok and another three men, suspected of corruption and embezzling over six million kuna from the city budget, will remain in investigative custody in the next 30 days so that they may not tamper with witnesses.

opširnije

Investigation launched into former Varazdin mayor and associates

18.01.2013 | 00:10 Bribery investigation

Investigation launched into former Varazdin mayor and associates

An investigation has been launched into the former mayor of the northern Croatian city of Varazdin, Ivan Cehok, his deputy Zlatko Horvat, the CEO of the Varazdin-based construction company Zagorje-Tehnobeton, Miroslav Bunic, and former city official Stanko Vitez, on suspicion of abuse of office, bribe taking and incitement to abuse office.

opširnije

ZERI
The director of a Croatian company which won a seven million euro tender from the EU in Kosovo is under investigation in Croatia, Zeri writes. According to the newspaper, the director was arrested by Croatian authorities for allegedly signing suspicious “fictive” contracts.

 

Merr miliona në Kosovë, hetohet në Kroaci

Lavdim Hamidi & Enis Veliu Publikuar: 11.12.2013 – 08:18

Komente (4) Publiko në:     

Foto: Driton Bublaku

Drejtori i kompanisë kroate “Zagorje Tehnobeton”, Miroslav Buniq, e cila në vitin 2010 ka fituar tender në vlerë prej 7 milionë euro nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë, ishte arrestuar muaj më parë nga autoritetet policore kroate në aferën HAC (autostradave kroate) nën dyshimin se ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratave fiktive.

Hetuesit pretendojnë se kompanitë nënkontraktuese i kanë paguar rreth 4 milionë euro në llogari të një kompanie çeke, në mënyrë që HAC t’i angazhojë në kryerjen e punimeve dhe t’i privilegjojë në pagesën e borxheve.

Gazeta kroate “Jutarnji List” në edicionin e 13 nëntorit të këtij viti shkruante se pas qëndrimit përreth një muaj në paraburgim, Buniq dhe pesë të dyshuar të tjerë në këtë aferë u liruan nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Qarkut në Zagreb.

Ai më 14 nëntor 2013 ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i kompanisë “Zagorje Tehnobeton”.

Kjo e fundit para tri vjetëve kishte fituar tenderin për ndërtimin e shkollave dhe hallave sportive në komuna të ndryshme të Kosovës, pas zotimeve të ofruara për realizimin e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe cilësisë sipas standardeve evropiane.

Tre vjet pas përfitimit të njërit nga projektet më të mëdha evropiane në vend, as zotimi i parë e as i dyti nuk janë përmbushur nga kontraktuesi kroat, duke e nxjerrë kështu në pah keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e fondeve të taksapaguesve evropianë.

EULEX s’e heton kompaninë kroate

Pavarësisht kësaj, hetuesit e EULEX-it nuk kanë iniciuar ndonjë procedurë hetimore ndaj kompanisë kroate, e cila ka përfituar kontratë milionëshe me fondet e taksapaguesve evropianë, përderisa punët i ka lënë në gjysmë.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka pohuar të martën për “Zërin” se “kjo është një çështje që duhet zgjidhur midis palëve kontraktuese”.

Përpos vonesës 18-mujore, edhe punimet e kryera në objektet e reja shkollore për të cilat ka nënshkruar kontratë “Zagorje Tehnobeton” janë të një cilësie të ulët, ku në ditët me shi ato shndërrohen në “pishina”, pasi që uji depërton brenda.
“Kur bie shi, halla e sporteve mbushet me ujë, pasi që shiu depërton nga pullazi dhe dritaret”, pohon Muhamet Jashari, drejtor i Shkollës Fillore “Xheladin Rekaliu” në Podujevë.

“Zagorje Tehnobeton” ka fituar kontratë në vlerë prej 300 mijë euro vetëm për ndërtimin e hallës së sporteve të Shkollës “Xheladin Rekaliu”, me ç’rast punimet kanë filluar në mars të vitit 2011 dhe është dashur të përfundojnë në qershor të vitit 2012. As pas një viti e gjysmë ky projekt nuk është i përfunduar.

“Këtë vit thuajse aspak nuk është punuar në projekt. Projekti karakterizohet me punë jokualitative, vonesa të mëdha në përfundimin e punimeve, nuk është bërë thurja e oborrit dhe si pasojë e kësaj kemi pasur raste kur nxënësit janë lënduar”, shprehet Jashari.

Vonesa në Han të Elezit e Istog

Edhe punimet në ndërtimin e hallës sportive në Komunën e Hanit të Elezit janë vonuar për më shumë se një vit. Kryetari i Komunës, Rufki Suma, thotë për “Zërin” se punimet kryesore janë kryer prej kohësh, por kanë mbetur disa punë të fundit dhe pa përfundimin e tyre halla nuk mund të jetë në dispozicion të nxënësve.

“Para një jave për këtë çështje kam pasur një takim me kryesuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Ky më ka premtuar se punimet do të kryhen shumë shpejt. Ai më ka thënë se donatori ka pasur një kontest gjyqësor me kompaninë që i ka kryer punimet. Sipas Zhbogarit kontesti ka përfunduar dhe shumë shpejt do të rifillojnë punimet”, thotë për “Zërin” Suma.

Ai bën të ditur se edhe gjatë punimeve ka pasur probleme, pasi që disa herë janë ndërruar kompanitë, por edhe përgjegjësit komunalë kanë pasur pakënaqësi me kualitetin e punimeve. “Ne jemi ankuar dy herë për cilësi të dobëta të punimeve, por fatmirësisht pas ankesave tona janë bërë ndryshimet. Dyert i kanë vendosur shumë të dobëta. Pas ankesës sonë, ata e kanë bërë zëvendësimin me dyer më të mira”, thotë më tej ai.

Ankesa për vonesa në kryerjen e punimeve ka edhe kryetari i Istogut, Haki Rugova, ku kompania kroate ka filluar në ndërtimin e shkollës dhe hallës sportive në fshatin Cërcë. Sipas tij, punimet është dashur të përfundojnë qysh vitin e kaluar. Mirëpo, deri më tash një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të problemeve që janë shfaqur mes kompanisë që e ka fituar tenderin dhe donatorit në këtë rast Komisionit Evropian.

“Ne jemi ankuar dhe i kemi takuar drejtuesit e Komisionit Evropian për këtë qëllim disa herë. Gjithmonë na është thënë se punimet do të rifillojnë shumë shpejt, por një gjë e tillë s’ka ndodhur. Sivjet thuajse asgjë nuk është punuar, ”thotë Rugova për gazetën “Zëri”.

Sipas tij, deri më tash pjesa dërmuese e punimeve janë kryer, por kanë mbetur edhe disa punë të vogla që sipas kryetarit Rugova pa kryerjen e tyre shkolla nuk mund të jetë në shërbim të nxënëseve……zeri


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2648

Trending Articles