War criminal, shotting down over the State of Syria, born in the Preveso Mafia Town
Piloti shqiptar nga Presheva ishte ai që e goditi aeroplanin rus VIDEO
Preshevë, 25 nentor -Turqia qëllon një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë lajmi vjen nga qielli pikerisht nga piloti shqiptar i cili lajmëroi bazen ushtarake ne Ankara dhe me pas edhe presidentin turk Erdogan. Pas pak minutash lajmi per rrezimin e aeroplanit rus beri jehone te madhe ne mediat botërore cka nuk munguan as deklaratat e Erdogan sipas te cilit “kemi paralajmeruar disa here ruset t’mos na provokojnë, t’mos ja shofim aerpolanet rus mbi qiellin tonë.” Goditja e aeroplanit rus, sipas Ankares eshte e drejte e pilotit tone i cili eshte ne shërbim te popullit dhe ruajtje se integritetit të tokave te shtetit të Turqisë.
Piloti shqiptar Kürti i takon njesive speciale te fluturimeve “Yalnızca Türk” i cili eshte ekspert i manovrimeve luftarake ne qiell me avion F-16.
Siq eshte raportuar Turqia ka goditur dhe rrëzuar një avion ushtarak, që thuhet se kaloi në hapësirën e saj ajrore pranë kufirit me Sirinë. Mediat turke raportojnë se avioni ushtarak i qëlluar ishte rus, dhe video e postuar në kanalin televiziv Haberturk tregon se si avioni i përfshirë nga flakët rrëzohet.
Një zyrtar ushtarak tha se avioni u qëllua nga F16-ta turke (avion ushtarak), dhe se pilotit të avionit të qëlluar iu dha paralajmërim paraprak. Fati i pilotëve nuk është ende i ditur. Sipas CNN-it turk, foto të postuara në rrjetet sociale tregonin dy pilotët që uleshin të sigurtë me parashutë në tokë.
Ne gjitha mediat botërore u fol dhe u shkrua se aeroplani rus u godit nga nje pilot luftarak i ushtrise turke. Por askush nuk foli apo nuk shkroi se kush ishte ai pilot ? Ne fakt dikush e dine shumë mirë por nuk e thotë dot.
Por, ja burimet e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” kane mesuar se piloti i cili e goditi aeroplanin rus mund te jetë nje shqiptar nga Presheva me emrin Jusuf Kurti familja e te cilit para 60 vitesh nga fshati Bukurocë i Presheves eshte i shpërgulur ne Izmir (Turqi). Piloti Kürti i takon ekipit te fluturimeve te njesive spaciale ““Yalnızca Türk”” i cili eshte eskperet i njohur i manovrimeve luftarake ne qielle me avion F-16. Para rrezimit te aerolanit rus ai kishte marrur pjese ne nje demonstrimin ne qielle te hapur të organizuar në Bazën Ajrore Mbretërore i cili ka bërë një ulje te hatashme vetem disa pëllëmbë mbi tokë (duke e rruajtur barin..) më afër tokës sesa ato normalet duke shkaktuar panik, frikë dhe emocione të jashtëzakonshme për spektatorët në afërsi të pistës. Kur eshte fjala për pilotet shqiptar nga Kosova Lindore, do theksuar se sot Presheva ka tre pilot ne sherbim.
Ish-presidenti i Turqisë Kenan Evren nga Presheva gazetarit të “Presheva Jonë”: Në ushtrinë turke sot kemi qindra pilotë, gjeneralë dhe oficerë me origjine shqiptare…
Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit të 20-të, pas dy luftërave botërore dhe pas luftës së Jugosllavisë në vitet 1990 do perkujtuar ketu marrevesja famekqe jugosllavo-turke te viti 1953 për shpërnguljen e Shqiptarëve, mijëra familje shqiptare emigruan drejt Anadollit. Sipas vlerësimeve, në Turqi jetojnë më shumë se 3 milionë shqiptarë. Ata janë integruar në qarqet politike dhe ekonomike dhe përfaqësohen fort edhe në ushtri. Kete ja ka konfrimuar ne kater sy edhe ish-presidenti i Turqise Kenan Evren po ashtu nga Presheva (Bilaci) ne një bisede me gazetarin e agjecise se lajmeve “Presheva Jonë”.
Gjnerali Evren gazetarit te “Presheva Jonë” i kishte thene në Maramaris ku ishte zhvilluar takimi se “zotëri gazetar mos më thuaj të lutem president turk, por president i Tuqisë!”, pra n’kofsh bektesh, mirre vesh. Po astu ai aajte kesaj bisede ka thene gazetarit shqiptar nga Presheva se “Në ushtrine turke sot kemi qindra pilotë, gjeneral dhe oficerë me origjine shqiptare..”
Me pas Evren duke folur për origjinen e tij shqiptare dhe dke kujtuar fmaljen ka pohuar se ” mos vcdeksha pa vendosur dy kurorat mbi varret e gjyshërve të tij në Preshevë ! Nuk harroi të shtonte se në dejet e tij rridhte gjak shqiptar, gjë që i çuditi dhe ndoshta nuk i bëri të ndihen mirë zyrtarët serbë të ish-Jugosllavisë. Kenan Evren është një personazh shumë i debatuar në Turqi, që endet mes dashurisë dhe urrejtjes, por në thelb të gjithë bashkohen se ai mbetet një burrë shteti.
Siq eshte raprtuar Turqia ka goditur dhe rrëzuar një avion ushtarak, që thuhet se kaloi në hapësirën e saj ajrore pranë kufirit me Sirinë. Mediat turke raportojnë se avioni ushtarak i qëlluar ishte rus, dhe video e postuar në kanalin televiziv Haberturk tregon se si avioni i përfshirë nga flakët rrëzohet.
Një zyrtar ushtarak tha se avioni u qëllua nga F16-ta turke (avion ushtarak), dhe se pilotit të avionit të qëlluar iu dha paralajmërim paraprak. Fati i pilotëve nuk është ende i ditur. Sipas CNN-it turk, foto të postuara në rrjetet sociale tregonin dy pilotët që uleshin të sigurtë me parashutë në tokë.
Obama: Turqia ka te drejte te mbroje territorin e vet
“Në qoftë se Rusia drejton energjitë e saj drejt Shtetit Islamik, gabimet kanë më pak gjasa të ndodhin”, tha Obama, duke shtuar se Turqia, si çdo vend tjetër , ka të drejtë të mbrojë territorin e vet dhe hapësirën ajrore të saj”. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolenberg në një deklaratë nga Brukseli tha se avioni rus kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Kreu i NATO-s ka mbështetur versionin e palës turke dhe tha se sipas një vlerësimi të aleancës avioni rus hyri në hapësirën turke.
Një nga dy pilotët e shpëtuar që gjendej në bombarduesin rus “Su-24”, që u rrëzua nga Turqia, ka thënë se bombarduesi rus nuk e ka cenuar hapësirën ajrore të Turqisë, dhe se nuk kanë marrë asnjë paralajmërim nga Turqia, as vizual e as sinjal përmes radiove.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se rrëzimi nga Turqia i një avioni luftarak rus “duket si një provokim i planifikuar”, por Rusia nuk do të hyjë në luftë me Turqinë. Në përgjigje të rrëzimit të avionit, Rusia po dërgon në Siri sistemin e saj të avancuar të mbrojtjes ajrore dhe një sistem raketash kruz. Ndërkohë presidenti turk Recep Tayip Erdogan sot tha se vendi i tij thjeshtë po mbronte sigurinë e tijdhe se ai nuk dëshiron një shkallëzim të tensioneve me Rusinë.
http://www.preshevajone.com/piloti-shqiptar-nga-presheva-ishte-ai-qe-goditi-aeroplanin-rus/
Rusia bombardon kamionët turq të ndihmave
Ndërkohë që kryeministri turk Ahmed Davutogllu u përpoq të qetësonte gjakrat duke e cilësuar Rusinë “një vend fqinj mik” dhe duke theksuar se qëllimi i Ankarasë nuk ishte të përkeqësonte marrëdhëniet me Moskën, kjo e fundit e ashpërsoi kundërpërgjigjen e vet. Avionët bombardues rusë kryen së paku një duzinë sulmesh ë rënda kundër rajoneve të zotëruara nga rebelët turkmenë në kufirin turko-sirian, pranë qytetit të Latakias. Ndërkohë, të paktën shtatë persona mbetën të vdekur dhe dhjetë të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse nga ajri ndaj kamionëve turq me ndihma për refugjatët sirianë në afërsi të qytetit sirian të Alepos. Më shumë se 20 kamionë u shkatërruan, bëjnë me dije mediet turke.