Verhaftet, als sie in den Urlaub nach Österreich fahren wollte, u.a. mit 5.000 € in Bar in der Handtasche, womit Alles über die Geldwäsche in Österreich für kriminelle Banden aus dem Balkan erneut gesagt werden kann.
Arrestohet prokurorja e rastit të Gani Gecit, Vahide Badivuku

Prokurorja Badivuku është zënë në flagrancë duke marrë mito, dyshohet se është përfshirë edhe në rastet e fajdeve
(I plotësuar) – Bashkë me prokuroren Vahide Badivuku janë arrestuar edhe dy ndërmjetësues, ndërsa i treti gjendet në arrati.
Pas hetimeve të gjata, të udhëhequra nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë arrestuar tre persona, prej tyre: një prokurore, V.B (Vahide Badivuku ), nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, si dhe dy ndërmjetësues, ndërsa ndërmjetësuesi i tretë gjendet në arrati, njofton kumtesa nga Prokuroria Speciale Kosovës.
Të arrestuarit dyshohen për veprat penale:
• “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 428, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;
• “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;
• “Ushtrimi i ndikimit”, sipas nenit 431, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E pandehura V.B. është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime. V.B. ka kërkuar ryshfet në shumën prej 22.000 euro (njëzetedymijë euro) përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve.
Mbrëmë gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Merdare, është kontrolluar e pandehura V.B. dhe në çantën e saj janë gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet.
http://botasot.info/lajme/444288/arrestohet-prokurorja-e-rastit-te-gani-gecit-vahide-badivuku/
Sahit Geci –
Rrustem und Hetem Geci
Geci i Drejtohet të Pandehurit si “Shaban Syliq”

http://gazetajnk.com/?cid=1,1018,2347
(1) Das BND-Dokument, ursprünglich als streng vertraulich angedacht, ist unter http://file.wikileaks.org/file/bnd-kosovo-feb-2005.pdf zu finden.